Lajme

03 June 2019

Xhensila Pere do të bëhet nënë single

Kemi dëgjuar plot raste të yjeve të njohur dhe jo vetëm që bëhen prindër pa u martuar duke qenë se evoluimi i mjeksisë e ofron këtë gjë.

Xhensila Pere, ish-banorja e “Big Brother Albania” ka treguar se mund të ndjek të njejtin trend që folëm më sipër.

Në një intervistë të fundit për “Panorama plus”, Xhensila ka treguar se është beqare dhe se dëshiron të sjellë në jetë një fëmijë edhe nëse në jetë nuk vjen “i duhuri”.

“Prej shumë kohësh jam single, zgjedhje e imja. Kam filluar të mësohem dhe të më pëlqejë të jem vetëm, duke bërë gjërat e mia pa u penguar nga askush. Madje, nëse nuk vjen ‘i duhuri’, mund të jem edhe një nënë single”, është shprehur Xhensila.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com