Xhensila Pere: Dua një baba të mirë për një fëmijë, por burrat kanë mbaruar sot
Ish miss dhe ish banore e Big Brother, Xhensila Pere është shumë e njohur dhe e pëlqyer për publikun. Mënyra origjinale se si e përqafon jetën ka thyer shpesh edhe tabu. Xhensila ka qenë edhe mentore e vajzave konkurente të Miss Universe Albania për dy vite rrjesht. Duke qenë se karrierën e saj e ka nisur si modele ky rol i përshtatej plotësisht. Por edhe pasioni i madh për kërcimin, e ka bërë atë edhe pjesë të “Dance With Me”. Së fundmi “Revista Vip” ka zhvilluar një intervistë në Shtëpinë e saj ku edhe kemi mësuar shumë nga ajo. Si fillim ajo na tregoi për marrëdhënien e saj me komshinjtë ku shumë raste kishte patur edhe problem por siç tregon ajo: “E kam rregulluar këtë marrëdhënië gjatë rrugës”.
Në këndin e saj të ndenjes kishte edhe disa jastikë ku njëri prej tyre ishte edhe më i veçanti, këtë dhuratë ajo e kishte marrë nga një fanse e saj ku që nga koha që ajo është bërë një person publik e deri më sot akoma vazhdon ta ndjekë.
E meqë dolëm tek dhuratat sigurisht kishte edhe shumë dhurata të tjera që bien lehtësisht në sy në ambjentet e shtëpisë së saj. Një arush të cilin ajo preferoi ta mbaj sekret se kush ishte dhuruesi i tij por Xhensila shprehet se: ” Ç’faj ka arushi se i zoti i arushit ishte i keq” duke lënë të kuptohej se do të ketë qenë ish-i i saj.
Ndërsa nga dhuratat më të shtrenjta që ajo mban është poezia që vëllai i saj i ka dedikuar për 25 vjetorin e lindjes.
Ajo e pëlqen alkoolin madje tregon se në shtëpinë e saj ajo i përgatitë vetë kokteilet. “Nuk dua ta teproj me alkool por pi deri aty ku jam mirë, nuk kam ndërmend të punoj si bariste por në barin tim jam e zonja vetë”.
Dhe më në fund edhe Xhensila ka një ëndërr të cilën e ka në plan të parë kur të bëhet 30-vjeçe. Ja si shprehet ajo për këtë:” Dua një baba të mirë për një fëmijë, por burrat kanë mbaruar sot.”
Nga rrjetet sociale ajo tregon se në Instagram është me e update-uar dhe ajo që e shqetëson atë është se: ” Në çdo postim që të tjerët bëjnë për Xhensila Myrtezaj jam unë, Por sigurisht që ajo është shumë më e njohur se unë dhe ka kaq shumë fansa, dhe unë kam çdo ditë të mundshme grupe që më shkruajnë. Dhe unë që ju them që nuk jam Xhensila Myrtezaj mos më bëni më tag”.
Këto e më shumë nga intervista keni mundësi t’i ndiqni në videon më poshtë.