Xhensila uron në mënyrën më ngrohtë Besin në ditën tij të lindjes
Xhensila Myrtezaj ka uruar bashkëshortin e saj Besin në ditën e tij të lindjes përmes një urimi të ndjerë.
”Cfarë jam pa ty? Asgjë .Në të mire dhe në të keq ti gjithmonë je krah meje .Në çdo frymëmarrje,në çdo hap të jetës sime dhe në çdo moment që do jetoj dua ta jetoj me ty përgjjithmonë. Kjo ditëlindje është magjike për ne. 33 vite jetë.33 vite buzëqeshje,shpresë,mirësi,besnikëri për këdo që ka qenë pranë teje”. Shkruan këngëtarja.
Pak më poshtë Xhensila përmend dhe vogëlushen Ajka e cila me ardhjen e saj në jetë ia bëri ditët më të lumtura.
‘’Ky 33 vjetor të gjeti më të plotësua se kurrë më pare,ashtu siç e kishe imagjinuar veten që në vogëli. E gjitha çka uroj pë ty është shëndet,unë do përpiqem ta bëj jetën sa më të qetë dhe të bukur,ashtu siç ti gëzon ditët tona.Të lutem qëndro me ne gocat që kur të kaloj dhe pak kohë,do zihemi se kush të ka dhe kush të do më shumë’’.
Pas një historie shumëvjeçare dyshja kurorëzoi dashurinë e tyre më 1 shtator të 2017-s