Lajme

11 April 2018

Xhesika Berberi arrin një tjetër sukses ndërkombëtar si modele

Modelja shqiptare Xhesika Berberi është duke i ngjitur shumë shpejt shkallët e karrierës ndërkombëtare. Ajo gjithmonë e më shumë është e kërkuar nga agjensitë e ndryshme të modelingut.

Xhesika ka bërë një tjetër arritje të rëndësishme për karrierën e saj. Modelja ka postuar në Instastory se është shumë e emocionuar që do të jetë pjesë e “Visage Models Zurich”, e cila është një ndër agjensitë e modelingut që ka zbuluar disa topmodele që sot janë shumë të suksesshme si: Noah Luis Brown, Laurin Krausz, Catherine Loewe dhe shumë të tjera. Ndoshta një tjetër rrugë drejt famës u hap për modelen bukuroshe.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com