Xhesika Berberi habit fansat, tregon unazën e diamantit
Xhesika Berberi është figurë publike dhe një modele e famshme. Ajo e ka nisur famën e saj në moshën 15 vjeçare në Shqipëri por së fundmi është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara ku edhe po arrin një sukses të madh.
Xhesika ka qënë gjithmonë e rezervuar për sa i përket jetës së saj personale por ajo ka tërhequr vëmendjen me postimin e saj në Instastory. Ajo ka publikuar një video ku tregon një unazë marramendëse diamanti dhe shkruan: “Unë thashë po!”.
Kaq ka mjaftuar që menjëherë në media të nisin spekulimet se ajo mund të ketë pranuar një propozim martese, por nuk përjashtohet edhe mundësia se modelja e famshme mund të jetë duke bërë shaka.