Xhesika Berberi:Ketu kemi ardhur me një mision , do të ndërtojmë shtëpi”
Xhesika Berberi, modelja shqiptare e cila prej kohësh jeton në Amerikë, është kthyer në Shqipëri për tu ardhur në ndihmë disa prej të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.
E ftuar ne emisionin Stay Tuned në MCN Radio ajo foli për këtë cështje, si dhe prezantoi ekipin me të cilët po bashkëpunon në nismën sensibilizuese për tu ardhur në ndihmë familjeve të prekura:
“Këtu kemi ardhur me një mision, do të ndërtojmë shtëpi!” është shprehur Berberi
“Unë kam një skuadër shumë të mirë, që falë tyre idetë janë shumë të qarta dhe e dimë shumë mirë se ku do shkojmë, me shpresën tonë dhe me ndihmën e njerëzve e të zotit kjo nismë do vazhdojë!”- vijon ajo.
Emisioni i plote