Lajme

22 March 2018

Xhinset e gjera, stili që shihet kudo

Pantallonat xhinse të ngushta të femrave nuk mungojnë në asnjë gardërobë. Kjo pasi janë joshëse dhe të thjeshta për t’u kombinuar. Por 2018 vjen me risi duke sjellë pantallonat e gjera xhins.

Xhinset e gjera të ofrojnë një stil “casual” dhe janë më të përshtatshme për fundjavat, për ata që punojnë në zyrë dhe kanë një kod veshje në punë. Mund të kombinohen shumë thjeshtë me një palë këpucë me taka dhe një bluzë të thjeshtë.

Njëkohësisht detaji i grisur te gjuri u jep xhinseve dhe pamjes suaj më shumë gjallëri. Xhinset e gjera janë stili që do ta shikoni kudo tani

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com