Xhoi Jakaj: Kur mora detyrën, gjeta një institucion të ndryshkur
E ftuar në emisionin “Dasara Radio Show”, Xhoi Jakaj ka treguar për vështirësitë e punës si Drejtoreshë e Burgut Të Grave, ndryshimet që ajo solli në këtë institucion dhe frymën që u përpoq të përcillte.
“Ditën e parë kur kam kaluar pragun e portës kam gjetur një institucion të ndryshkur nga A tek Zh. Disaa dyer, disa hekura e llamarina që nuk ishin lyer 20 vjet. Aty tani ka dritë ka jeshilë, sepse unë e lyeva me ngjyrë jeshile me sensin që të jap shpresë tek njerëzit…”-është shprehur ajo, duke treguar kështu një nga gjërat që ndonëse në dukje duken të vogla, nuk ishin bërë për vite me radhë. Për më shumë ndiqni videon më poshtë.