Xhoi Jakaj: Më kërkuan të dorëhiqesha, por nuk pranova derisa më hoqën
E ftuara e radhës në “Dasara Radio Show” ka qenë Xhoi Jakaj, e njohur për detyrën e saj në krye të një institucioni shtetëror, nga i cili, siç ka treguar vetë ajo, është larguar pa asnjë arsye konkrete.
“Ishte një largim gati i paralajmëruar se mua mu kërkua dorëheqja 2-3 herë por unë nuk e kam pritur keq. Ashtu e panë të arsyeshme…në fletën e largimit tim nuk është shkruar asgjë e keqe. Thjesht u pa e arsyeshme ta merrte dikush tjetër…Por unë vetë nuk zgjodha ta jap vet dorëheqjen pasi e kisha bërë punën mirë dhe nuk kishte asnjë problem në punën time si drejtoreshë…” –është shprehur Xhoi në lidhje me largimin e saj nga posti i Drejtoreshës së Burgut të Grave.