Xhoi Jakaj: Nuk jam e ndarë, thjesht mbaj mbiemrin tim
E ftuara e radhës në “Dasara Radio Show” ka qenë Xhoi Jakaj, e njohur për detyrën e saj në krye të një institucioni shtetëror, atij të “Burgut të Grave”. Një pjesë e publikut e njohin atë si mamaja e një prej modeleve më të përfolura në Shqipëri, Oriola Marashit. Por fakti që ato nuk kanë të njëjtin mbiemër, ka bërë shumë persona të mendojnë që Xhoi është e divorcuar nga bashkëshorti i saj. Por siç tregon vetë ajo, ky është thjesht një keqkuptim.
“Unë jam e martuar lumturisht. Kam bashkëshortin tim…por duke qenë se familja e babait tim ka një histori të gjatë, preferova të mbaj mbiemrin tim…”- është përgjigjur Xhoi. Për më shumë ndiqni videon më poshtë, shkëputur nga “Dasara Radio Show”.