Lajme

05 December 2017

Yjet bëhen bashkë në Fashion Awards në Londër

Padyshim që shfaqja vjetore e Fashion Awards në Londër ka mbledhur disa nga yjet më të mëdhenj të modës dhe jo vetëm.

Dy nga sportistët më të mëdhenj në botë Conor McGregor (UFC) dhe Lewis Hamilton (Formula 1) u shfaqn në tapetin e kuq në Royal Albert Hall mbrëmjen e së hënës. Yjet e UFC dhe F1 u fotografuan në shoqërinë e këngëtares Rita Ora dhe supermodeleve Irina Shayk e Jourdan Dunn.

Gjithashtu McGregor dhe Hamilton u fotografuan me ikonën e modës Donatella Versace, e cila u nderua në ceremoni. Personalitete të tjera që morën pjesë janë Sam Smith, Selena Gomez, Irina Shayk, Winnie Harlow, Tinie Tempah, Hailey Baldwin, Poppy Delevingne e të tjerë.

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com