Ylli i arteve marciale bëhet baba për herë të dytë
Ylli i arteve marciale, Conor McGregor ka njoftuar se është bërë baba për herë të dytë. Me anë të një postimi në Instagram, ai tregoi se e nisi Vitin 2019 më bukur se kurrë.
“Duke shkuar në shtëpi me dy fëmijë të shëndetshëm dhe një super nënë me energji dhe të shëndetshme. Një fillim i mirë për 2019. Faleminderit për urimet të gjithëve!”, shkruajti ai.
Conor dhe e dashura e tij Dee Devlin nuk e kanë zbuluar ende gjininë dhe emrin e anëtarit më të ri në familje.