Ylli i Baywatch feston sot 51 vjetorin e saj
Një nga bukuroshet e Playboy më të komentuara në botë , Pamela Anderson, ka mbushur 51 vjet.
Në kohën e transmetimit të serialit “Baywatch”, aktorja ishte një prej femrave më të përfolura në media.
Format e saja trupore ishin vazhdimisht pjesë e faqeve rozë, ndërkohë që ajo shfaqej me kostum larjeje si roje plazhi.
Ndërsa edhe pas shumë vitesh, Pamela ka vazhduar të jetë njëra prej femrave më atraktive në botë.
Për më shumë, jeta e saj private ka qenë e mbushur me skandale të ndryshme, duke përfshirë periudhën e martesës me Tommy Lee, me të cilin xhiruan një video pornografike. Ajo ka qenë e martuar edhe me rokerin tjetër, Kid Rock.
Anderson ka publikuar në profilin e saj në Instagram, një falenderim për të gjithë ata që e kanë uruar.