Ylli Limani në përgatitje të një tjetër balade
Yll Limani padyshim ka fituar zemrat e fansave sidomos me baladat e fundit që ai ka sjellë. Por duket se këngëtari është në përgatitje të një tjetër balade, e cila pritet të publikohet në ditët në vazhdim.
Diçka e tillë bëhet e ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram ku Ylli shihet në një studio teksa këndon disa prej vargjeve të këngës që kanë për tematikë dashurinë.
Ai ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një video të shkurtët nga projekti më i ri, përfshirë edhe një strofë nga teksti që e ka shkruar vet.
“Po të lutna ma mirë të bije me shkuar sa nuk është vonë. Më mirë ndiqi ëndrrat tua, lej kujtimet mua më harro. Harroje krejt dashurinë që dikur unë ta dhashë. E ndoshta me ndonjë jetë tjetër mundemi ne dy me qenë bashkë”, janë vargjet e reja të këngës së Yllit.