Ylli Limani “varroset ” në këngën e tij më të fundit “Dritat” në bashkëpunim me 2Po2
Këngëtari Yll Limani dhe reperi 2po2 kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri me titull “Dritat”. Kënga e zhanrit baladë, e cila është e bazuar në një ngjarje të vërtetë, ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut. Përveç këngës, dyshja kanë dhënë maksimumin edhe në anën vizuale të klipit, duke sjell një performancë mjaft të veçantë në klip ndryshe nga klipet e zakonshme.
Klipi është punuar nga produksioni Imagine Films, dhe në minutat e fundit të klipit, Ylli shfaqet ‘i varrosur’ në dhe nga një femër, e cila e groposë trupin. Rrallë ka ndodhur që një këngëtar ta ‘sakrifikojë’ veten në këtë lloj forme në klipin e tij por megjithatë, “Dritat” duket të jetë bindshëm një prej klipeve me performancën më të mirë këtë vit.