Yllka Kuqi ska nevojë për ndihmën e grimierit për tu dukur bukur
Këngëtarja Yllka Kuqi, vazhdon të jetë e angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore të ndryshme. Së fundmi, ajo ka publikuar një set të ri fotografik, të cilin e ka realizuar në studion e fotografit të njohur, Fadil Berisha, në New York.
Yllka ndërkohë, shquhet për bukurinë dhe pamjen e saj tërheqëse, për të cilën kujdeset në çdo paraqitje.
Në disa prej rasteve, ajo madje nuk heziton të grimohet edhe vet, dhe këtë e ka treguar edhe së fundmi, përmes një fotografie të publikuar në InstaStory.
Dhe duket se edhe pse pa ndihmën e grimerit, ajo duket joshëse në imazhet e publikuara.