Young Zerka flet pas ndarjes me Ronelën,thotë se e ka gocë tezeje!
Është përfolur mjaft shumë për një lidhje të mundshme mes dy këngëtarëve të njohur e të cilën nuk e kanë pranuar asnjëherë.
Nëpër intervistat e tyre ata asnjëherë nuk e kanë pranuar e as mohuar një lidhje dashurie mes tyre, po kanë lënë shumë për të nënkuptuar.
I pyetur në “WAKE UP”, se cila është lidhja mes këtyre të dyve, Zerka ka thënë se e ka gocë teze.
“E kam gocë teze. (qesh). Me mua është i njëjti avaz, gjithmonë mediat thonë Zerka u lidh Zerka u zgjidh. Jemi shok shoqe, koleg shumë të mirë.” , ka thënë ai teksa ka shtuar se shpreson që shoqëria e tyre të zgjasë shumë”, ka thënë Zerka.