Zaimina Vasjari uron 8 marsin dhe publikon foton e parë të vogëlushes së saj
Zaimina Vasjari pak javë më parë solli në jetë vajzën e saj të parë Khloe dhe sot më 8 mars e ka kuptuar vërtetë çfarë ndjesie e veçantë është të jesh nënë.
Për herë të parë këngëtarja dhe sipërmarrësja ka publikuar një foto në rrjetet sociale të vogëlushes së saj teksa u uron të gjitha vajzave dhe grave 8 marsin.
“Shikoni botën dhe buzëqeshni sepse pa ju jeta do të ishte e pamundur. Gëzuar ditën e gruas. Po ndaj me ju foton e parë të bërë të vogëlushes Khloe pas lindjes” -shkruan Zaimina në gjuhën angleze.