Zajmina për bashkëshortin…
Zaimina Vasjari është shkëputur nga muzika për shkak të përkushtimit të saj ndaj familjes.
Megjithatë, këngëtarja nuk ka munguar në rrjetet sociale, aty ku vazhdimisht bën mjaft postime.
Edhe pse shpesh e rezervuar në detaje për të folur rreth jetës së saj personale, artistja ka folur për herë të parë për bashkëshortin e saj Klodit,.
E ftuar në Pop Culture, Zaimina zbuloi çfarë i pëlqen më shumë në karakterin dhe pamjen e tij.
‘Unë Klodin e adhuroj shumë si njeri. Ka shumë gjëra që i pëlqej tek ai; ambicia e tij, vendosshmëria që ka, më pëlqen që ecën me plane, ndryshe nga unë dhe mundohem të mësoj nga ai. Është një njeri tek i cili adhuroj shumë gjëra’, tha Zaimina.
Kujtojmë që këngëtarja është bërë nënë për herë parë duke sjellë në jetë një vajzë e cila quhet Khloe.