Lajme

10 November 2018

Zanfina Ismaili dhe Faton Shoshi kanë qenë të lidhur për 11 vite së bashku, ja arsyet e ndarjes

Ndoshta të paktë janë ata që e dinin se këngëtarja e njohur, Zanfina Ismaili dhe Faton Shoshi kanë qenë të lidhur së bashku prej 11-vitesh dhe madje lidhja ka qenë aq serioze sa ata kanë diskutuar edhe martesën. Historia e tyre e dashurisë ka nisur kur ata kanë qenë në shkollë të mesme. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Zanfina ka treguar edhe arsyet që i çuan drejt ndarjes.

“Edhe në dashuri, çdo fillim është i mirë dhe çdo fund është i hidhur. Kur i vjen fundi besimit, vjen edhe fundi i lidhjes”, ka treguar Zanfina. Madje ashtu sikurse tregon edhe vetë këngëtarja ata nuk janë as shokë:“Ne fillimisht kemi qënë shokë për të hyrë pastaj në lidhje. Por ‘u thye gota’ dhe s’mbeti më as shoqëri. Nuk jam pro shoqërisë pas lidhjes”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com