Lajme

17 April 2018

Zayn Malik “braktiset” nga menaxherja e tij

Një lajm i keq ka ardhur për Zayn Malik, i cili pavarësisht sukseseve që numëron këtë herë ka pësuar një humbje të madhe. Menaxherja e tij Sarah Stennett e ka përjashtuar nga labeli që menaxhonte artistin.

Sarah ka qenë menaxhere e këngëtarit që prej kohës kur ky i fundit u nda nga ‘One Direction’. Bashkëpunimi mes tyre thuhet se mori fund pasi ajo kishte pasur konflikt me Zayn për turet që ky i fundit ka refuzuar.

Gjithsesi suksesi i këngëtarit pritet të jetë i madh, pasi në qershor do të lansojë albumin e tij të 4-ët. Kontrata e re e ish-anëtarit të ‘One Direction’ ende nuk është zbuluar.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com