Zayn Malik krahasohet me “kërpudhën” dhe bëhet qëndër e kritikave për modelin e flokëve
Këngëtari i famshëm Zayn është bërë epiqëndra e një sërë kritikash dhe shkak për këtë është bërë modeli i tij i flokëve.
Si gjithmonë ‘zhurma’ nisi në Twitter pasi ky rrjet social është shndërruar në burimin më të fundit të thashethemeve ku kushdo e kurdo shpreh mendimin e tij mbi gjithçka ku edhe Zayn sigurisht që nuk i ka shpëtuar kritikave e komenteve të njerëzve.
Një pjesë e mirë e tyre nuk e kanë aprovuar këtë model të ri flokësh duke u shprehur se kushdo që ja ka prerë duhet t’i vijë turp nga vetja. “Duket fiks si një Kërpudhë”- ka qënë një tjetër status i shkruar në Twitter.
Disa të tjerë janë shprehur se kjo është një ndër pamjet më të shëmtuara të tij ndërkohë që një pjesë tjetër krahas kërpudhës e kanë krahasuar këtë prerje flokësh me formën e një tasi.