Zayn tregon rreth sëmundjes që ka kaluar
Ish-ylli i One Direction ka treguar se ka patur probleme me ushqyerjen gjatë 5 viteve që ka qënë pjesë e grupit. Këngëtari i hitit “Pillowtalk”, pritet të publikojë autobiografinë në të cilën flet për kohën e vështirë dhe të lodhshme, si pjesë e një prej grupeve më të rëndësishëm.
Në një deklaratë të publikuar nga “The Sun”, Zayn tregon se u sëmur jashtëzakonisht shumë, duke arritur deri në tre ditë që nuk konsumonte ushqim për shkak të lodhjes së punës.
“Kur shikoj fotografitë e nëntorit 2014, kuptoj se sa i sëmurë isha. Eshtë diçka për të cilën nuk kam folur kurrë më parë por pasi lash grupin kuptova se vuaja nga çrregullimet në ushqim”, shkruan në librin e tij këngëtari.
Kujtojmë që para tij ka qenë dhe ish e dashura Perrie Edwards ajo që ka botuar libër dhe ka ndarë ndjesitë më të këqija nga ndarja me Zayn.