Lajme

13 April 2017

Zbulohen pronësitë e fëmijëve Beckham

|
By
|
0 Comment
|

Është vetëm 5-vjeç, por Harper Beckham ka gjasa të ketë karrierën e saj nga momenti në moment. Mosha e saj nuk e ka ndaluar vogëlushen e çiftit Beckham të kthehet që tani në një brand.
Sipas të dhënave të regjistruara në zyrën e pasurisë, Vicktoria Beckham e ka regjistruar emrin e së bijës në një gamë të gjerë të produkteve të markës ku përfshihet make up-i, lodrat dhe veshjet.
Marka “Harper Beckham” është gjithashtu e regjistruar në industrinë e argëtimit duke lënë të kuptohet se Harper dëshiron të replikojë karrierën e nënës së saj si një yll pop-i.
Vicktoria Beckam ka nënshkruar gjithashtu edhe emrat e djemve të saj Broodkyn, 18 vjeç, Romeo, 14 vjeç dhe Cruz, 12 në Zyrën e Pronësisë Intelektuale të Britanisë së Madhe.
Kjo do të thotë se fëmijët janë zyrtarisht pjesë e markave Beckham ku David regjistroi emrin e tij në vitin 2000 ndërsa Vicktoria në vitin 2002.
Një ekpert i pronësisë intelektuar tha për Daily Mail se regjistrimi i markës për një 5-vjeçare është rast i paprecedentë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com