Zbulohet arsyeja e vdekjes së reperit, Mac Miller
Në muajin shtator, krejt papritur ndërroi jetë ylli i muzikës POP, i dashuri i Ariana Grande-s, Mac Miller. Menjëherë pas vdekjes mediat botërore, shkruajtën për arsyet e mundshme të cilat mund të kishin shkaktuar vdekjen e tij.
Por së fundmi, bëhet e ditur dhe arsyeja kryesore ku siç shkruajnë mediat ndërkombëtare dhe dëshmuar nga Departamenti i Ekzaminimit Mjekësoro-Kriminal i Los Anxhelosit, shkak i vdekjes së parakohshme të Miller, ka qenë pikërisht overdoza. Ylli i muzikës ka vdekur pikërisht nga një mbidozë e fentanilit, kokainës dhe alkoolit.