Zbulohet çifti më i ri në showbiz-in shqiptar
Ata të dy janë fotografuar në shoqërinë e njëri-tjetrit, por vazhdojnë të mbajnë të fshehtë.
Mimoza Shkodra u bë mjaft e dashur për publikun shqiptar me këngët e saj tepër të pëlqyera. Por këngëtarja thuajse kurrë nuk është përfolur për lidhje me ndonjë mashkull. Megjithatë së fundmi po bëjnë zhurmë disa foto të saj që po qarkullojnë në media tek duket në shoqërinë e Seldit. Në fillim ata u fotografuan në plazh duke pushuar bashkë më pas janë zhvendosur në mal, në Zvicrën Qëndrore mbi Lucernë. Ndërsa në plazh ishte paparazi ai që i ka fotografuar, këtë herë ata kanë publikuar vetë foto nga i njëjti vend, me të njëjtën pozë, të ulur këmbëkryq mbi asfalt. Duke mos harruar të shënojnë edhe vendndodhjen e njëjtë. Ndërkohë Mimoza dhe Seldi kanë zgjedhur të mos reagojnë për vërtetësinë e marrëdhënies së tyre, megjithëse faktet janë kompromentuese.