Zbulohet emri i fëmijës së tretë të Kim dhe Kanye
Kim Kardashian ka zbuluar emrin e vajzës së saj të porsalindur.
Fëmija është quajtur Chicago West. Emri është i sigurt që mban një kuptim të thellë për burrin e saj reper, Kanye West, i cili është rritur në Çikago, shkruan DailyMail.
Ndërsa sigurisht është emër i pazakontë, me vëllezërit e motrat më të mëdhenj të quajtur North (Veri) dhe Saint (Shën), një i tillë për fëmijën e tretë të çiftit ishte vetëm për t’u pritur.
Kim njoftoi zgjedhjen e emrit në blogun e saj të premten në mëngjes, në formën e një njoftimi për lindjen.
Karta gjithashtu mbante datën e lindjes së fëmijës më 15 janar, së bashku me peshën e saj të lindjes.