Lajme

07 September 2017

Zbulohet gjinia dhe muaji i lindjes i fëmijës së tretë të Kim dhe Kanye

Më në fund zbulohet edhe gjinia e fëmijës së tretë të çiftit Kim Kardashian dhe Kanye West. Burime pranë familjes bënë të ditur se femra surrogate po mban një vajzë që pritet të lindë në fund të muajit janar. Kjo vajzë do të jetë e nënta në klanin Kardashian, pa përfshirë Kris. Kujtojmë se show girl-i nuk u rekomandua nga mjekët për ta bërë vetë fëmijën tjetër, pasi do të ishte me shumë rrezik. Dhe duke i kthyer sytë nga shtatzënia surrogate të dy kanë qenë shumë të përfshirë në këtë proces. Kim dhe Kanye u martuan në vitin 2014 dhe kanë dy fëmijë, vajzën North 4 vjeçe dhe djalin Saint 21 muajsh.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com