Lajme

04 January 2019

Zbulohet gjinia e fëmijës së katërt të Kim Karadashian

Çifti Kim dhe Kanye të cilët janë prindër të North, 5 vjeçe,  Saint 3 vjeç dhe Çikago, 11 muajshe, presin fëmijën e tyre të dytë që do të vijë në jetë nëpërmjet një nëne bartëse.

Ylli i reality show-t, 38 vjeç dhe reperi 41 vjeç, thuhet se janë të mahnitur me këtë lajm dhe Kim është veçanërisht e lumtur që do të ketë kombinimin e saj të përsosur të dy djemve dhe dy vajzave.

Kjo do të thotë se Kim dhe Kanye po presin një djalë dhe gjininë e kanë ditur prej kohësh, edhe pse lajmi ka vetëm dy ditë që është bërë publik.

 

‘Kim dhe Kanye e kanë ditur për pak kohë dhe janë shumë të ngazëllyer. Ata kishin një embrion mashkull dhe janë të emocionuar. Kim gjithmonë donte katër fëmijë dhe fakti që do të jetë dy djem dhe dy vajza e bën të ndihet e përsosur”, tha një burim për “E News”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com