Zbulohet premiera e filmit shqiptar nga Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata!
Kohë më parë Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi na patën njoftuar për një bashkëpunim mes tyre, një komedi romancë shqiptare.
Premiera u shty disa herë por më në fund u zbulua data e premierës së filmit.
Prej 28 Marsit në të gjitha kinematë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
Ka qenë vetë Elvana që e ka bërë zyrtare datën.
Në film do të marrin pjesë shumë emra të njohur të kinematografisë shqiptare, mes tyre edhe kryetari Bashkisë Tiranë Erion Veliaj.