Zbulohet programi që i është besuar Eneda Tarifës
Pas eksperiencës disa vjeçare si moderatore e spektaklit “Portokalli”, duket se Eneda Tarifa nuk mund të qëndrojë dot larg prezantimit! Burime për “Gazeta Express” kanë mësuar se këngëtarja shqiptare do të rikthehet së shpejti në ekran. Eneda Tarifës i është besuar prezantimi i programit të fundvitit në TVSH.
Pra kjo paska qënë edhe arsyeja përse Eneda hoqi dorë edhe nga spektakli “The Voice Kids”, ku gjykonte të rinjtë e talentuar muzikë.
“Miqtë e mi, ju informoj me shumë dashuri se për shkak të impenjimeve personale, plane dhe projekte televizive tepër të rëndësishme për mua, nuk mundet që këtë vit te jem pjesë e jurise së Voice Kids 3.” – u shpreh këngëtarja.
Gjithsesi, mezi presim të shohim Enedën të prezantojë, pasi të themi të drejtën na ka marrë malli nga hera e fundit që e kemi parë.