Zbulohet se kur dalin në shitje biletat e koncertit të Dua Lipës në Prishtinë
10 Gushti është data kur Dua Lipa do të performojë në Prishtinë. Këtë detaj këngëtarja e ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale ku gjithashtu konfirmoi se nuk do të jetë vetëm por do të shoqërohet nga këngëtari Stanaj. Kuptohet që për një koncert të përmasave të tilla interesimi është shumë i madh. Së fundmi, ka qënë baba i Duas, Dukagjin Lipa i cili ka treguar se biletat dalin në shitje në fund të marsit ndërsa çmimi i tyre do jetë në përputhje me standartin e qytetarëve të Kosovës.