Zbulohet shifra marramendëse e aksesorëve të Meghan Markle
Përpara se Princi Harry të futej në jetën e saj, Meghan Markle kishte një koleksion shumë modest aksesorësh por pas kurorëzimit të dashurisë së saj me Princin në një ceremoni të jashtëzakonshme martesore gjithçka ka ndryshuar.
Koleksioni i rrallë i bizhuterive me të cilat ajo u shfaq gjatë ceremonisë martesore, por edhe më pas në darkën private, ku ra në sy unaza e Princeshës Diana në gishtin e saj, duket se ka një vlerë të jashtëzakonshme.
Plot një milion paund kushtojnë të gjithë aksesorët që i dhanë shkëlqimin e dëshiruar look-ut të saj në ditën e madhe.
Sipas Daily Mail, unaza e fejesës kushton 140 mijë paund, ndërsa byrzylyku Cartier 241 mijë paund. Kurora e nuses kushton 450 mijë paund, ndërsa vëthët e diamantit 60 mijë paund.