Lajme

03 April 2019

Zbulohet zgjidhja, ja çfarë muzike duhet të dëgjojmë që mos të na pickojnë mushkonjat!

Sipas një studimi të fundit shkencor, mënyra për të shmangur pickimet e mushkonjave, është dëgjimi i muzikës elektronike – në veçanti dubstep, nga artisti amerikan Skrillex.

“Tingujt janë vendimtarë për riprodhimin, mbijetesën dhe mirëmbajtjen e shumë kafshëve”, thotë një ekip shkencëtarësh ndërkombëtarë që merren me mushkonjat dhe sëmundjet që mbartin.

Ata studiuan mushkonjën e llojit Aedes aegypti, e njohur si mushkonja e verdhë, dhe i vendosën  muzikën elektronike për të parë nëse mund të pickonte.

Scary Monsters And Nice Sprites, u zgjodh për shkak të përzierjes së saj të frekuencave shumë të larta dhe shumë të ulëta.

Mushkonjat femra kënaqeshin nga kënga dhe sulmonin më vonë dhe më rrallë sesa ato në një mjedis pa dubstep.

Shkencëtarët gjithashtu zbuluan se mushkonjat e ekspozuara ndaj këngës bënin marrëdhënie seksuale “shumë herë më rrallë” sesa mushkonjat pa muzikë.

Pershtatur nga BBC

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com