Lajme

25 January 2019

Zëri i Freddie Mercury-t ishte anormal! Shkenca e ka vërtetuar këtë…

Besoj se rrallë herë na ka ndodhur të gjejmë bashkë dhe artin dhe shkencën!

Por kur bëhet fjalë për Freddie Mercury çdo gjë mund të meret parasysh.

Edhe pse kanë kaluar 27 vjet nga vdekja e tij ai ende kujtohet,nderohet nga brezi në brezi.

Këngëtari legjendar i ‘Queen’ ishte këngëtari më i mirë në histori dhe kjo është e vërtetuar shkencërisht.

Një grup shkencëtarësh austriakë, çekë dhe suedezë ka studiuar vibrimin dhe tonin e zërit të Mercury-t.

Kërkimi ka dalë në rezultatin se vibrimi i zërit të tij (prodhuar nga dridhjet e diafragmës dhe laringitit), shkojnë nga 5,4 në 6,9 Hz.

Duke arritur në 6,9 Hz është jashtëzakonisht potent. Është vibrimi më i lartë dhe kështu është cilësuar si zë anormal!

Zbulohet se vibrimi i zërit të Mercury-t ka qenë 7.04 Hz.

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com