Zgjidhet misteri: Ja përse mungoi Khloe në Met Gala 2019
Ditën e hënë, në Muzen Metropolitan në New York u mbajt një prej eventeve më të rendësishëm në industrinë e modës, “Met Gala 2019”, ku si temë të këtij viti kishte ekzagjerimin.
Kim Kardashian, Kris, Kylie dhe Kendall Jenner morën pjesë në eventin e shumënjohur të “Met Gala”. Po kështu, të pranishëm qenë edhe bashkëshorti i Kim- it, Kanye West si dhe partneri i Kylie- t, Travis Scott.
Menjëherë u vu re mungesa e dy anëtareve të familjes: Khloe- s dhe Kourtney– t.
Sipas raportimeve, Khloe u konsiderua “e ulët” për një organizim aq madhështor.
Kështu, “Radar Online” raporton se për organizatoren e “Met Gala 2019”, Anna Wintour, Khloe është një figurë publike tretësore dhe kurrsesi nuk mund të renditet në listën A të të ftuarve.
Mendohet se për të mbështetur të motrën, as Kourtney nuk mori pjesë në “Met Gala”.
Disa të tjerë, të cilët refuzojnë të pranojnë që Khloe nuk është gati për një event mode të rangut të lartë e justifikojnë mungesën e saj me xhirimet e serialit “Keeping Up With The Kardashians”.