Zgjidhet presidentja e jurisë për Cannes 2018
Festivali francez i kinematografisë i cili do të mbahet nga data 8-19 maj, ka zgjedhur Cate Blanchett si presidenten e jurisë.
Aktorja e njohur australiane ka qenë fituese e dy çmimeve Oscar.
Ajo do të jetë e dymbëdhjeta grua si pjesë e jurisë prestigjoze të festivalit francez të filmit.
“Jemi të nderuar t’i urojmë mirëseardhjen artistes unike dhe plot talent”, – shpehet presidenti i festivalit, Pierre Lescure.
Blanchett ishte një mbështetëse e iniciativës “Time’s Up”, e cila u lancua pas skandalit të Weinstein, për viktimat e abuzimeve në botën e spektaklit.