Zuckerberg është i pasur por sbën jetë luksi
Bashkëthemeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Facebookut, Mark Zuckerberg, ka pasuri në vlerë prej 74 miliardë dollarësh dhe është njeriu i pestë më i pasur në botë. Por pavarësisht gjithë kësaj pasurie, 33-vjeçari nuk është i njohur për ndonjë jetë me të vërtetë luksoze. Ai së bashku me gruan e tij, Priscilla Chan dhe dy vajzat e tyre, bëjnë një jetë shumë normale. Kur është fjala për veshjet, Mark njihet për stilin e zakonshëm dhe më së shpeshti është me bluzat e njëjta. Po ashtu, është i njohur se ka vetura shumë të lira.
Është fotografuar me Volkswagen dhe Honda që kushtojnë më pak se 30.000 euro. Zuckerberg, së bashku me Bill Gates, Warren Buffett dhe 100 miliarderë të tjerë, janë pjesë e organizatës “Giving Pledge” që japin një pjesë ta madhe të pasurisë për qëllime filantropike. Vet Mark ka thënë se planifikon t’i dhurojë 99 për qind të aksioneve të Facebookut për qëllime bamirësie. Së bashku me gruan e tij, ai ka themeluar edhe një fondacion bamirës.