Po iu a themi ne para se t’ju a thonë të tjerët: Plas sherri në MCN Radio!
Siç edhe mund t’a keni vënë re, sezoni pranëveror për t’u pasuar nga ai veror vjen me plot risi, muzikë të mirë, moderatorë të rinj e programacion të ri.
Frekuencës 103.1 FM, MCN Radio Albania i bashkangjiten 3 emisone risi.
I pari është MCN Chart, lexo këtu më shumë për MCN Chart:
Nëse ende nuk keni marrë asnjë lajm të mirë, MCN Radio & Ronaldo Sharka e kanë një të tillë për ju!
I dyti, çfarë ka sjellë edhe turbullira në ambientet e MCN Radio Albania është “MCN Urgjenca”, një urgjencë brënda në radio.
Programi është i konceptuar nga skenaristja Lorena Hida e cila vjen nga një eksperiencë e gjatë në media dhe do të moderohet nga gazetari Ronaldo Sharka.
Në MCN Urgjenca do të ketë plot të papritura. Muzikë e përzgjedhur me kujdes nga Anndy Deejay dhe lajmet e aktualitetit, show biz-it të trasmetuara në formën më të çuditshme të mundshme.
Sarkazëm, humor dhe ironi therëse për gati 60 minuta live nga e Hëna në të Premte.
Stresi i trafikut pasdite do të marrë fund teksa dëgjuesit do të kenë mundësi të argëtohen dhe të gjejnë veten tek “MCN Urgjenca”.
Suprizat nuk mbarojnë me kaq. Ndaj ka plasur edhe sherri për përplasje oraresh por falë zotit sherr që nuk ka përfunduar ende në grushta.
Një tjetër program i ri por që për momentin mbetet enigmë dhe suprizë vjen nga një deejay shqiptar shumë i talentuar.
Qëndroni me MCN për t’u informuar më tej.